I ndërtuar në vitin 2019 për nder të të rënve për liri në komunën e Rahovecit. Investim i Komunës së Rahovecit. Ndodhet në Zonën e Mbrojtur në një pikë të dukshme nga rruga magjitrale Prizren – Gjakovë dhe Xerxë – Klinë.

Kompleksi është i rrethuar me mur prej gurit, ndërsa objektet brenda kompleksit janë të ndërtuar me beton e të mveshur me gurë. Kompleksi përbëhet nga një kullë-muze, amfiteatri, obilisku  (kompleksi memorial) dhe varrezat (vendi i varrezave të dëshmorëve). Ambienti mirëmbahet, i shoqëruar me shtegun e ecjes, shteg që të shpie të Ura Tibetiane, ku shihet gryka (kanioni) i Drinit të Bardhë, Ura e Fshajtë. Në faqet e grykës është shpella e Llapatanëve, ndërsa pak mbi shpellë ndodhen rrënojat e një fortifikate të kohës ilire-romake.