Gryka e Drinit të Bardhë (kanioni) është një grykë e vogël e vendosur në jugperëndim të Kosovës, që e ndan lumi Drini i Bardhë, në afërsi të fshatit Xerxë. Gryka është relativisht e shkurtër, rreth 900 m gjatësi me një thellësi prej 45 metra. Në hyrje të grykës është Ura e Fshajt, një urë e vjetër Osmane, që lidh brigjet e lumit në mes të komunës së Gjakovës dhe Rahovecit. Për shkak vlerave hidrologjike dhe gjeomorfologjike, në vitin 1986 ishte marrë nën mbrojtje ligjore si një Monument Natyror. Zona e mbrojtur përfshin një sipërfaqe prej 199 ha. Komunës së Rahovecit i takojnë 124.96 ha, ndërsa komunës së Gjakovës 73.86.
Kanioni është fenomen morfo-hidrologjik me vlera gjenetike, vizuale dhe edukative. Ajo u formua gjatë periudhës së neogjenizmit. Gryka ka karakteristika tipike dhe përmban shumë formacione kalciumi. Ura e Fshajtë dhe gryka e Drinit të Bardhë përfaqësojnë vlera të rëndësishme dhe tërheqje turistike. Mbi urë organizohen edhe garat e kërcimit në ujë.
Në afërsi të urës ka dy gurë të njohur si “Shqiponja Rock” (Shkëmbi i Shqiponjës) dhe “Skënderbeu Rock” (Shkëmbi i Skenderbeut), që përmban një gdhendje të figures së fisnikut shqiptar të shek. XV Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Portreti i Skënderbeut është pikturuar në shkëmb në vitin 1968 nga Mexhid Yvejsi me rastin e 500-vjetorin e vdekjes së tij.
Një atraksion i ri turistik është përuruar më 02.09.2021, afër Urës së Fshajtë, saktësishtë në kanionin e Drinit të Bardhë. Është fjala për “Urën Tibetiane” e cila kalon nga komuna e Rahovecit te komuna e Gjakovës dhe anasjelltas.