Familja Hoxha nga Rahoveci, e cila prodhon verë e raki të markës “Eko”, ka një traditë 500- vjeçare të këtyre prodhimeve, të përcjellë brez pas brezi, në kohë të mira por edhe në kohë të vështira. Në çdo shishe të kësaj ndërmarrjeje që tregtohet është  dhe një pjesë e historisë.

Të gjitha produktet e kësaj ndërmarrjeje janë ekologjike dhe me cilësi të lartë, çka e vërtetone dhe plasmani i këtyre produkteve në Kosove por edhe jashtë saj.

Aktualisht kjo ndërmarrje prodhon rreth 300.000 litra verë e raki dhe ajo është duke u zgjeruar sidomos me teknologji shumë moderne të përpunimit të rrushit dhe të verës.

Veraria “Eko” ju jep një ndjenje paqësore të kënaqësisë, që kur provohet njëherë të shtyn tapërdorësh gjithnjë.

Ejani e binduni vetë në bodrumin “Eko”, Rahovec.