Kjo ndërmarrje është formuar si rezultat i një tradite të gjatë familjare të prodhimit të verës, e cila është përcjellë brez pas brezi.
Bodrumi i verës bazohet në vreshtari vetjake prej 2.5 hektarë vreshta, si dhe furnizohet prej fermerëve vreshtarë, të cilët rregullisht e sjellin rrushin e tyre në këtë bodrum të verës. Numri i tyre është rreth 20-30 vreshtarë.
Kapaciteti prodhues i kësaj ndërmarrjeje është pranimi deri në 150.000 kg rrush, ndërsa prodhimtaria mesatare vjetore sillet rreth 100.000 litra verë dhe raki.