U themelua mbi bazën e eksperiencës që ka trashëguar nga brezi në brez deri në ditët e sotshme. Bodrumi “Sefa” lëndën e parë (rrushin) e siguron nga vreshtat që janë në pronësi të bodrumit dhe themeluesve të tij.
Bodrumi “Sefa” në pronësi të saj ka 5 hektarë vreshta të varieteteve të ndryshme, duke filluar nga varieteti Chardonnay, Rizling Italian, Vranq etj.
Kualitetit të rrushit në të cilën prodhohet vera i kushtohet rëndësi e veçantë dhe kjo na bën që të jemi të veçantë duke garantuar verëra cilësore.
Kapaciteti prodhues i bodrumit është rreth 60.000 shishe në vit, bodrumi është i fokusuar gjithnjë në rritjen e tregut dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në vitet në vijim.