“Agroalf ” është themeluar në vitin 2008 nga Florim Shulina me familje. Fillimisht ishte si një biznes i vogël dhe ka pasur të punësuar vetëm 2 punëtorë, ndërsa sot kjo ndërmarrje ka 6 punëtorë me orar të plotë. Veprimtaria kryesore e kësaj  ndërmarrjeje është prodhimi dhe përpunimi i verërave, si atyre të bardha po ashtu edhe at yre të kuqe. Po ashtu, në këtë ndërmarrje prodhohet edhe raki rrushi.

Të gjitha prodhimet janë në emër të brendit “Shulina”, që ndërlidhen me mbiemrin e kësaj familjeje me një traditë të gjatë për prodhimin e verës dhe rakisë. Në këtë  ndërmarrje momentalisht janë 16 artikuj, që prodhohen në forma të ndryshme të paketimit.