Në kuadër të Projektit “Shtigjet e verës dhe zhvillimi i kulturës së verës në jug të Kosovës“ është ndërtuar Qendra e Resurseve të Verës, ose e  shtuquajtura “Shtëpia e Verës“, që gjendet afër Bodrumit  “Stone Castle” në Bërnjakë, në magjistrale Xërxë-Rahovec – Malishevë.


Shtëpia e Verës ka një  laborator të vogël ku bëhet testimi dhe analiza e verës, për të kontrolluar cilësinë e verës. Në Shtëpinë e Verës ka edhe  ajisje teknologjike për  prodhimin e sasive të vogla të  verës, që shërben edhe për trajnime në fushën e turizmit.


Shtëpia e Verës posedon me dhomë të posaçme të degustimit të verës për vizitorë, ku ju mund të shijoni verërat e ndryshme nga rajoni jugor i Kosovës, në një atmosferë të këndshme dhe unike.


Ejani dhe shijoni verën tonë!