Departamenti per Vreshtari dhe Verëtari (DVV) në kuadër të Ministrisësë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është përgjegjës për menaxhimin e pasurive vreshtare dhe verëtarisë në Republikën e Kosovës.
Aktivitetet në DVV –Rahovec fokusohen në sektorin e Vreshtarisë dhe Verërave në gjithë Rajonin Vreshtar të Kosovës, me qëllim krijimin e ambientit të përshtatshëm, konkurrues dhe të qëndrueshëm për kultivuesit e rrushit, prodhuesit dhe tregtuesit e verërave, rakisë dhe prodhimeve tjera nga rrushi, vera dhe verërave frutore.
Në kuadër të Departamentit për Vreshtari dhe Verëtari bëjnë pjesë:
- Divizioni i Vreshtarisë
- Divizioni i Verëtarisë
- Divizioni për paralajmërimin e hershëm të sëmundjeve dhe dëmtuesve
- Divizioni i Laboratorit për analiza kimike në verë.