Në pamundësi për ta vizituar nga afër, për shkak të mungesës së rrugë, rrënojat e kalasë së Dafinës ndodhen në kodrën mbi fshatin Zoçishtë, në pjesën lindore të fshatit. Kalaja e ka marrë emrin nga druri i dafinës që mbulon tërë zonën. Sipas kryetarit të fshatit (E.K), në brendi të kalasë ekzistojnë shkallët-tunel që kanë dalje te burimi i ujit në fshat. Objekti mund të përbëjë interes të madh për turizmin në këtë zonë.