Kjo kullë është ndërtuar në nderim të heronjve Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullaabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Nezir Ymeri e Bektesh Haliti. Kulla do të shërbejë si muze i luftës së UÇK-së. Veturat ku janë vrarë dëshmorët janë vënë nën mbulojë dhe ruhen nga ndikimet atmosferike. Përurimi i kullës është bërë në vitin 2021.