Burim natyror i ujit. Uji është i pastër dhe banorët e përdorin për pije, larje dhe gatim.

Në vitet ’90 banorët e kanë rregulluar vetë shtratin e burimit, që banorët vendas e quajnë “Vrella”. Dyshemeja është e shtruar me zhavorr (gur), si dhe është bërë mbulimi i rrjedhës për ta mbrojtur nga ndotja dhe depërtimi i ujit sipërfaqësor. Në vitin 2004 është ndërtuar ndërtesa e re dhe prej aty është shpërndarë rrjeti i gypave të ujit në disa lagje të fshatit, që përmes pompave uji dërgohet në një lartësi deri në një km. apo rreth 170 metra mbi nivelin e burimit. Teprica e ujit del në shtrat dhe përhapet në një ujëmbledhës, ku pijnë ujë kafshët dhe freskohen fëmijët. Rrjedha e ujit është aktive gjatë gjithë vitit.