Lokaliteti arkeologjik i quajtur Maqine, ndodhet në anën veriperëndimore të qytetit të Rahovecit. Ky lokaliteti shtrihet në te dy anët e përroskës, por koncentrimi me i madh është ne anën e majtë të përroskës që rrjedh me drejtim lindje-perëndim, në arat private. Lokaliteti shtrihet ne një terren te pjerrët fushor ne drejtim te perëndimit dhe ka një sipërfaqe rreth 3 ha.
Gjatë përnjohjes të terrenit është arritur të mblidhet material arkeologjik i periudhave të ndryshme duke filluar nga neoliti i hershëm, eneoliti i vonë, periudha e bronzit, hekurit si dhe periudha klasike romake. Ky lokalitet arkeologjik është i një rëndësie të veçantë për vet faktin që ruan në vetvete depozitime të ndryshme të disa periudhave prehistorike dhe antike.