Konaku dhe objekti i verarisë gjenden në qendër të fshatit në lagjen “Deçan” të Hoçës së Madhe. Është pronë e Manastirit të Deçanit nga koha e mbretit Dushan. Objekti është i ndërtuar përdhese dhe në kat. Pjesa e përdheses shërben për verë. Në pjesën tjetër është depoja e rekuizitave bujqësore. Kati i epërm është mysafir-hane. Në oborrin e konakut janë objektet e vjetra ku bëhet grumbullimi i rrushit dhe fillon përgatitja e verës dhe rakisë.
Trashëgimia kulturore
Konaku i Manastirit të Deçanit, Hoça e Madhe
Dečani Monastery Lodge, Hoça e Madhe