Objekti është ndërtuar gjatë viteve 1950, në fillim ka shërby si postë kurse pas lufte janë kryer shërbime tjera Komunale. Prej 2009 këtu është vendosur Muzeu Komunal “Ali Hasku” dhe Biblioteka Komunale “Sulejman Krasniqi”. Në muze ka eksponate të ndryshme që janë mbledhur nga qytetarët e komunës sonë. Biblioteka komunale është pajisur me një fond rreth 25.000 ekzemplarë, gjithashtu më 09.03.2022 u përurua Këndi Arkivor nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.