Veraria Daka është verari familjare me traditë ndër breza, e cila ka filluar rreth 5 gjenerata më parë nga Bimë Daka, duke u trashëguar tek Ahmet Daka, Haki Daka, Gani Daka. Ndërsa licensohet në vitin 2008 nga Gazmend Daka.
Me kapacitet të prodhimit rreth 50.000 litra ne vitë. Prodhon gjithsej 5 lloje të verërave: Vranç, Cabernet Sauvignon, Cabernet Reserve, Chardonnay dhe Riesling si dhe 4 lloje të rrakive: Raki Rrushi me aromë mjalti, Raki Kumbulle, Raki Dardhe, Raki Rrushi të stazhionuar mbi 5 vite në fuqi lisi.
Veraria Daka ka kryesisht treg vendor 80% dhe 20% export, kryesisht në Zvicër, Austri, Serbi, Itali dhe Gjermani.
Shquhet për prodhimin e pijeve 100% organike bio dhe prodhimin artizanal të tyre. Veraria numëron rreth 60 medalje ndërkombëtare dhe vendore në cilësine e produkteve.
Veraria momentalisht ka të punësuar 4 punëtor dhe rreth 40 fermerë të kontraktuar për blerjen e lëndës së parë.