Zdrukthëtaria “Beha-N”, veprimtaria e së cilës është përpunimi i lëndës drusore, përveç prodhimeve të tjera, si element të rëndësishëm të veprimtarisë ka edhe prodhimin e fuçive të drurit për deponimin dhe ruajtjen e verës dhe rakisë. Fuqitë e drurit prodhohen nga bungu, i cili rritet në Kosovë dhe është i cilësisë së lartë. Me përpunimin kualitativ dhe profesional kësaj fuqie i jepet një jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri në kushtet e ndryshme.


Përveç kualitetit, po ashtu, këtu ngërthehet edhe bukuria, me të cilat kjo prodhimtari dallon dhe dëshmon traditën e padiskutueshme shekullore të kësaj veprimtarie.