Bodrumi i Vjetër u themelua në vitin 1953 si ndërmarrje në pronësi publike. Aktiviteti kryesor i ndërmarrjes është prodhimi i verërave dhe pijeve alkoolike. Me privatizimin e Bodrumit në vitin 2006, ndërmarrja vazhdoi të njëjtin aktivitet por me emrin e ri Bodrumi i Vjetër, i cili funksionoi në kuadër të “BODRUMI I VJETËR” SH.P.K. Rahovec.

Në kohën e privatizimit, ndërtesa ishte në kushte të këqija dhe mezi funksiononte. Në vetëm një kohë të shkurtër, ne e rindërtuam dhe rimëkëmbëm atë duke përdorur teknologji bashkëkohore për vjeljen, përpunimin e rrushit dhe prodhimin e verës e rrushit të thatë sipas standardeve bashkëkohore.